Republika e Kosovës
Ministria e Ekonomisë dhe Financave

Newsletter

Regjistrohu për të pranuar në email Publikimet e reja të Ministrisë.






Ndërlidhja

Video

Web Sajti i Mëhershëm - Arkiva

Komunikatë për Media
e hënë , 29 qershor 2009

Republika e Kosovës zyrtarisht anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Image 

Presidenti i Republikë së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan sot në Uashington dokumentet e pranimit të Kosovës në institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB).Ceremonia e nënshkrimit është bërë në ndërtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në Dhomën e Traktateve, në prani të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Steinberg.

Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi e kanë quajtur pranimin e Prishtinës në këto institucione ndërkombëtare një sukses dhe zhvillim historik, që përmirëson imazhin e Kosovës në botë. Presidenti Fatjmir Sjediu, tha se “vendi i tij do të ruajë disiplinën monetare dhe i falënderoi SHBA-të dhe të gjitha vendet që kanë mbështetur Kosovën”.  Ndërsa,Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u zotua për ruajtjen e institucioneve demokratike. Ai tha se anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore do ta fuqizojë sovranitetin e Kosovës dhe perspektives për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexoni përmbajtjen...
 
Komunikatë për Media
e enjte , 25 qershor 2009

 Kuvendi i Kosovës miratoi sot “Ligjin mbi Partneritetet Publiko Private dhe Koncesionet në Infrastrukturë dhe Procedurat për dhënien e tyre”.  Në vazhdimësi të reformimit strukturor të ekonomisë, Partneritetet Publiko Private i ofrojnë Kosovës mundësinë për të modernizuar dhe zgjeruar infrastrukturën dhe shërbimet e saj publike dhe do të hapin derën për zhvillimin e saj të qëndrueshëm ekonomik duke lehtësuar kufizimet fiskale.  Partneritetet Publiko Private si mjet bashkëkohorë i politikave do t’i mundësojnë Qeverisë së Kosovës uljen e hendekut në mes të fondeve publike në dispozicion dhe kostos së infrastrukturës dhe shërbimeve publike të nevojshme. Brenda prizmit të opsioneve të PPP-së, ekziston një numër i pafund i strukturave potenciale të transaksionit të PPP-së si kontratat menaxhuese, koncesionet, skemat e ndërtim-operim-transferimit, etj.

Lexoni përmbajtjen...
 
Komunikatë për Media
e enjte , 25 qershor 2009

Image

Në një ceremoni zyrtare para gazetarëve, sot, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala,  së bashku me zëvendëskryeministrin , z. Ramë Manaj, ministrin e Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami dhe  ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq bënë prezantimin e implementimit të projektit të shpërndarjes së kredit kartelave për udhëtime zyrtare.  Deri më tani zyrtarët e organizatave buxhetore me rastin e udhëtimeve zyrtare, avancet  për udhëtime i kanë tërhequr në para të gatshme  dhe të gjitha shpenzimet i kanë paguar me para të gatshme. Ministria e Ekonomisë dhe Financave, përmes Udhëzimit Administrativ 4/2009, ka krijuar kushte që kjo mënyrë e menaxhimit të avanceve për udhëtime zyrtare të zëvendësohet më përdorimin e kredit kartelave.

Shkarko fjalën e Ministrit Z.Ahmet Shala në ceremoninë e prezantimit të implementimit, rreth shpërndarjes së kredit kartelave për udhëtime zyrëtare>>

Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 3 nga 33