Republika e Kosovës
Ministria e Ekonomisë dhe Financave

Newsletter

Regjistrohu për të pranuar në email Publikimet e reja të Ministrisë.






Ndërlidhja

Komunikatë për media e datës -17-04-2008
e enjte , 17 prill 2008


Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala priti në vizitë Ambasadorin gjerman, z. Hans Dieter Steinbach

 

ImageMinistri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala gjatë takimit që pati me Ambasadorin gjerman, z. Hans Dieter Steinbach, shprehi mirënjohjen për shtetin dhe popullin gjerman për bashkëpunimin dhe ndihëm që i ka ofruar Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos gjatë procesit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës .

“Biseduam për thellimin e marrëdhënieve ekonomike  ne mes te Republikës së  Kosovës dhe Republikës  Federale  të Gjermanisë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës  falënderova Ambasadorin gjerman për të gjitha ndihmat, që i ka dhënë shteti dhe populli gjerman për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës” 

Në këtë takim u bisedua  edhe për investimet dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë , për këtë çështje Ministri Shala, u shpreh : “Biseduam edhe për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për investitorët  gjerman, të cilët shprehin interesim për të investuar në Kosovë. Njëherit kërkova nga Ambasadori, ndihmën e Gjermanisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në institucionet financiare  dhe institucionet  tjera ndërkombëtare, gjithashtu biseduam edhe  për përgatitjen e Konferencës së Donatorëve, për heqjen e tatimit të dyfishtë mes dy vendeve, marrëveshjen për punësim sezonal, kuotë e cila i ka takuar Kosovës por të cilën nuk ka mundur ta shfrytëzoj më herët për shkak të statusit të pazgjidhur ”.

 

Lexoni përmbajtjen...