|
Rriten të hyrat nga tatimi në pronë pas shpërndarjes së faturave përmes postës Te Hyrat nga Tatimi në Pronë kalojnë €1.3 milion në Prill Me sistemin e ri të shpërndarjes së faturave për tatimit në pronë , qytetarët e Kosovës kanë qenë më shpejtë të informuar për obligimet e tyre ndaj komunës për tatimin në pronë. Kjo formë e re e shpërndarjes së faturave ka ndikuar në rritjen e të hyrave në tatimin në pronë ,sidomos gjatë muajit prill 2008, ku shuma totale e inkasuar nga tatimi në pronë gjatë këtij muaji është €1,368,615. Kjo shumë është afërsisht e njëjtë me shumën e inkasuar gjatë periudhës Janar – Mars 2008 Të hyrat nga Tatimi në pronë për vitin 2008 gjatë kësaj periudhë , në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2007, kanë pasur ngitje për 16% , ku shuma e përgjithshme e inkasuar për këtë periudhën Janar – Prill 2008 është €2,744,862. Katër nga komunat më të mëdha të Kosovës – Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë – kanë grumbulluar ndërmjet 54% dhe 134% më tepër se gjatë katër muajve të parë të 2007. Kjo është një e arritur shumë e rëndësishme dhe një kthesë substanciale krahasuar me vitin e fundit. “Të hyra nga tatimi në pronë janë të hyra të domosdoshme financiare për vetëqeverisjen e komunave të Kosovës, pa këto të hyra komunat nuk mund të bëjnë investimet e nevojshme në infrastrukturën publike dhe ngritjen e kualitetin e jetës të qytetarëve të Kosovës. Tash që faturat e tatimit në pronë për 2008 janë shpërndarë, unë kërkoj nga të gjithë kryetarët e komunave që të diskutojnë për rëndësinë e pagesës se tatimit në pronë me qytetarët e tyre”, tha Ministri i Ekonomisë dhe Financave , Ahmet Shala. Të hyrat nga tatimi në pronë shfrytëzohen për zhvillimin e projekteve kapitale në nivelin lokal. Deri më tani këto të hyra janë përdorur për të financuar riparimin e rrugëve, rehabilitimin e shkollave, spitaleve, qendrave të komunitetit, parqet dhe shume projekte tjera të cilat kanë përmirësuar kualitetin e jetës dhe krijimin e kushteve më të mira të punës për komunitetet lokale. |