|
Komunikatė pėr
Media
Vizita e departamentit tė Thesarit nė
Slloveni
Integrimi i parave dhe menaxhimi i borxheve
Prej datės 29 janar deri 02 shkurt
2007 njė delegacion nga Ministria e Ekonomisė dhe
Financave - Departamenti i Thesarit nė Kosovė, i
pėrbėrė nga 7 anėtar dhe tė kryesuar nga drejtori
i dep. Thesarit z. Lulzim Ismajli , e vizituan
Departamentin e Thesarit nė Slloveni, si dhe morėn
pjesė nė njė trajnim tre ditor nė Qendrėn e
Financave tė Shkėlqyera (CEF) me temė: “ Integrimi i
parave dhe menaxhimi i borxheve”, financuar nga
USAID-i.
Trajnimi: “ Integrimi i parave dhe
menaxhimi i borxheve” kryesisht ėshtė fokusuar nė:
·
Pėrcaktimin e strukturės moderne pėr
menaxhimin e tė hollave dhe borxhit,
·
Pėrmirėsimin e planifikimit tė
kapacitetit pėr tė hollat rrjedhėse,
·
Integrimin e nevojave pėr menaxhimin
e tė hollave me anė tė implementimit tė marrjes sė
vendimeve rreth menaxhimit strategjik tė borxhit,
·
Tė ju mundėsohet menaxherėve
financiar tė Qeverisė qė t’i pėrmbushin obligimet
tė cilat i kanė, ose thėnė ndryshe tė planifikojnė
fondin dhe shpenzimet e tyre pėr njė periudhė mė
afatgjatė,
·
Tė pėrmirėsohet efikasiteti nė
menaxhimin e bilancit tė tė hollave likuide,
·
Tė krijohen instrumente afat-shkurtra
pėr qėllim tė menaxhimit tė tė hollave dhe tė
ndihmohet nė zhvillimin e sigurt tė tregut vendor tė
letrave me vlerė,
·
Roli dhe ndihma e sistemit tė IT-sė
nė integrimin e tė hollave dhe menaxhimin e borxhit.
Gjatė vizitės nė Departamentin e
Thesarit tė Sllovenisė, ata u pritėn nga z. Andrej
Matija Klemenēiē, znj. Martina Shushtar, znj. Lidija
Peēenik, z.Boshtjan Pleshec dhe znj. Natasha
Jurkoviē. Gjatė kėsaj vizite, ekipi i Thesarit pati
mundėsinė tė shoh mėnyrat dhe sistemet e tyre tė
punės, nė fushėn e menaxhimit tė parasė sė gatshme
dhe menaxhimit tė borxheve.
Vizita e ekipit tė Thesarit nė
Slloveni pėrfundoi me shprehje tė kėnaqėsisė nga tė
dyja palėt pėr shkėmbim pėrvojash dhe u vendos qė
edhe nė tė ardhmen tė vazhdohet bashkėpunimi.
|