|
Takimi i Koordinimit Teknik tė Donatorėve
Fjala e ministrit Shatri
2 Tetor, 2007
Mirėmėngjesi Z. Kryeministėr, Z.Ruecker, Z.Tom Adams,
pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare, ministra,
pėrfaqėsues tė agjencive dhe zyrave ndėrkombėtare dhe vendore,
zonja dhe zotėrinj.
E kam kėnaqėsinė qė sot jemi bashkė dhe ju dėshiroj
mirėseardhje.
Nė fillim dėshiroi tė falėnderoi bashkėsinė ndėrkombėtare pėr
mbėshtetjen e ofruar gjatė konfliktit, nė fazėn e rindėrtimit,
dhe ndėrtimit tė institucioneve dhe tani nė fazėn e zhvillimit
ekonomik.
Populli i Kosovės dhe institucionet e sajė e respektojnė me
mirėnjohje tė thellė kėtė mbėshtetje dhe reagon nė mėnyrė
praktike ashtu siē u kthye nė vend nė ditėt e para tė pas
konfliktit pa pritė qė tė spastrohet vendi nga minat dhe
rreziqet tjera. Iu pėrvesh rindėrtimit dhe tani kemi hyrė nė
fazėn e ndėrtimit.
Me krenari paraqes para jush faktin qė Kosova pėr katėr vite
siguron buxhetin nga tė hyrat vetanake, pra me forca tė veta.
Ka ndėrtuar njė sistem fiskal tė qėndrueshėm dhe tė sigurtė pėr
institucionet e vendit dhe kėtė me ndihmėn e juaj, tė USAID, AER,
DFID,BB, FMN, KE, SIDA e tė tjerė.
Falėnderoj sponsorėt e konferencės sė donatorėve BB dhe KE pėr
angazhimin me pėrkushtim pėr realizimin e kėtij takimi, dhe tė
pėrgatitjes sė konferencės sė madhe me donatorė pėr buxhetin e
Kosovės.
Ne gjithmonė kemi pasur raporte shumė tė mira me institucionet
ndėrkombėtare, pėrfshirė kėtu FMN-nė, Bankėn Botėrore dhe
Komisionin Evropian. Kjo gjithmonė ka qenė shumė rėndėsishme
pėr ne dh ene kemi bėrė dhe do tė vazhdojmė tė bėjmė, pėrpjekje
maksimale pėr pėrmbushjen e marrėveshjeve dhe respektimin e
rekomandimeve edhe pse nuk kanė qenė tė lehta pėr ne.
Tė ballafaquar me kėrkesa dhe nevoja tė shumta tė cilat janė
produkt i periudhės sė tranzicionit dhe nivelit tė zhvillimit
ekonomik, probleme me infrastrukturė tė dobėt, papunėsi dhe
shkallė tė lartė tė varfėrisė kemi abstenuar me vetėdije nga njė
pjesė e pėrmbushjes sė nevojave. Kemi respektuar rekomandimet,
jemi gjindur nė situata tė vėshtira por gjithnjė me qėllim qė
kjo tė na shpėrblehet nga ju pėrmes njė pėrkrahje qė sot po e
kėrkojmė.
Ne kemi njė plan tė investimeve- qė ėshtė paraqitur nėpėrmes tė
KASH-it. Forma e mbėshtetjes qė neve na nevojitet ėshtė
mbėshtetja buxhetore. Pikėrisht nėpėrmes mbėshtetjes buxhetore,
ndihma e donatorėve mė se miri do tė mund tė integrohej nė
programin tonė zhvillimor, pėr kėtė arsye nė besojmė se do tė
kishte edhe ndikim mė tė madh.
E kam kėnaqėsinė qė sot para jush, Ekipi i MEF-it prezanton
Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve, pėr tė cilėn ka punuar shumė.
Unė ndjej kėnaqėsi se kemi njė produkt tė shkėlqyeshėm.
Siē
e dini, ky dokument ėshtė shkruar pas konsultimeve tė gjera, nga
jashtė me donatorėt kryesor si dhe nga brenda me ministritė dhe
Qeverinė dhe me Shtyllėn IV tė UNMIK-ut. Dhe nė fund ėshtė
aprovuar nė mėnyrė formale nga Qeveria dhe KEF. Janė pranuar dhe
inkorporuar komentet e dobishme nga tė gjitha konsultimet qė i
kemi pasur, gjė qė e ka pėrforcuar dukshėm kėtė dokument.
Sidoqoftė, vlera e kėtij dokumenti ėshtė me tepėr se njė letėr
para jush. Procesi i diskutimeve, pėrsėritjeve dhe aprovimit
final ka ndihmuar nė pėrqendrimin e vėmendjes sė Qeverisė sė
Kosovės nė zhvillimin ekonomik.
Gjithashtu ka ndihmuar nė
krijimin e disa pikėpamjeve tė qarta pėr drejtimet e politikave
ekonomike dhe zhvillimore qė duhet tė pėrcjellėn. E kjo
nėnkupton edhe marrjen e disa vendimeve tė vėshtira. Njė ndėr
pėrgjegjėsitė kryesore – ndoshta mė e rėndėsishmja e Ministrisė
sė Financave nė ēdo vend ėshtė sigurimi i disiplinės fiskale.
Kėshtu, Ministrat e Financave nėse e kryejnė punėn e tyre si
duhet, rrallė janė tė popullarizuar nė mesin e kolegėve tė tyre.
Pėr kėtė arsye, pashmangshėm do tė ketė doza tė pakėnaqėsisė sa
i pėrket kėtij KASH-i. Kjo nuk duhet tė shikohet si njė dobėsi e
KASH-it. Nė fakt kjo do tė jetė njė anė e fuqishme , pasi qė e
vėrteton se janė sjellė disa vendime tė vėshtira dhe se
prioritetet janė pėrcaktuar nė mėnyrė tė qartė.
Kur e shikojmė ekonominė e
Kosovės, e shohim se mungesat mė tė ndjeshme janė vendet e
duhura tė punės pėr qytetarėt e Kosovės. Mirėpo, krijimi i
vendeve tė punės duhet tė jetė i qėndrueshėm dhe duhet tė
kontribuoj nė pasurinė dhe mirėqenien kombėtare. Kjo do tė thotė
se sektori privat duhet tė jetė promotor i zhvillimit, ndėrsa qė
sektori publik dhe investimet duhet tė fokusohen nė pėrforcimin
e kėtij sektori. Kjo ėshtė tema qendrore e KASH-it.
Ju dėshiroj mirėseardhje
dhe punė tė suksesshme dhe ju bėjė thirrje qė tė na pėrgjigjeni
pozitivisht nė kėrkesėn tone pėr mbėshtetje nė kėtė faze tė
zhvillimit. Nuk dėshirojmė tė mbetemi gjithmonė barrė e
bashkėsisė ndėrkombėtare por duke realizuar synimet tona tė
pėrcaktuara nė kėtė dokument dhe Planin Zhvillimor qė po
pėrgatisim, ku dėshirojmė tė bėhemi partner i denjė i Juaji.
Falėnderoj sponzoruesit e
kėtij takimi BB dhe BE.
|