|
Intervista e ministrit Haki Shatri dhėnė
Agjencisė sė lajmeve "KosovaLive"
Ministri i Ekonomisė dhe Financave (MEF)
Haki Shatri, nė njė intervistė pėr KosovaLive ka thėnė se e meta
me e madhe e terė procesit tė privatizimit dhe e cila po e
pėrcjell kėtė proces, ėshtė ofrimi i ofertave tė larta pėr
pasurinė qė ėshtė dal nė shitje, sė sa mundėsit reale qė kanė
pasur bizneset pėr tė blerė atė pasuri.
“Bizneset kanė ofruar tė gjitha mjetet e tyre qė i kanė pasur nė
disponim nė privatizimin e ndonjė ndėrmarrjeje shoqėrore dhe nė
momentin kur e ka marrė nė pronėsi tė vet, nuk ka pasur mundėsi
qė tė investojė pėr tė ndryshuar diēka nė ato ndėrmarrje”, tha
Shatri.
Ai i propozoi bizneseve, tė cilat presin qė tė marrin pjesė nė
procesin e privatizimit qė ofertat e tyre t’i ofrojnė shumė tė
ulėta, nė mėnyrė qė pas privatizimit, ata tė kenė mjetė pėr tė
investuar dhe modernizuar ndėrmarrjen.
Shatri megjithatė tha se ndikimi i procesit tė privatizimit nė
Kosovė, i cili po udhėhiqet nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit
(AKM), nė Bordin drejtues tė se cilės ai ėshtė anėtarė ėshtė
duke ndikuar me sukses nė ekonominė e Kosovės.
Ndėrkaq, sa i pėrket dukurisė se shitjes me ēmim tė lirė tė
ndėrmarrjeve dhe tokės bujqėsore Shatri tha se kjo ka ardhur pėr
shkak tė mos interesimit tė njerėzve pėr tė punuar tokėn, pasi
qė kjo tash pėr tash nuk sjell ndonjė fitim tė madh.
Ndryshe, qė nga viti 2002, kur edhe ka filluar procesi i
privatizimit nė Kosovė, AKM ka arritur qė tė privatizojė mbi 250
ndėrmarrje shoqėrore, prej tė cilave janė krijuar 430 ndėrmarrje
tė reja dhe njė fond prej rreth 300 milionė euro.
Ndėrkaq, duke folur pėr ecurit buxhetore nė Kosovė, ministri
Shatri gjatė kėsaj interviste pohoj se plani buxhetor i vitit
2007 nė katėr muajt e parė ėshtė duke u realizuar mė shpejtė se
sa qė ėshtė paraparė.
“Nga 682 milionė euro tė parapara pėr krejt vitin, nė katėr
muajt e parė janė realizuar rreth 327 milionė euro, apo 48 pėr
qind e planit vjetor. Kjo ėshtė njė dinamik qė tregon se tė
hyrat buxhetore tė vitit 2007 do t’i tejkalojnė parashikimet e
MEF-it dhe do tė kemi njė suficit mė tė madh se sa qė ėshtė
paraparė mė buxhet”, tha ai.
Shatri nuk precizoi se sa ata presin qė do tė jetė suficiti i
kėtij viti, por tha se gjithsesi se tė hyrat e kėtij viti do tė
jenė shumė tė mėdha se sa qė janė paraparė me buxhet. Ai tha se
nė takimin e radhės se Kėshillit Ekonomik Fiskal (KEF) do tė
miratohet Korniza afatmesme e shpenzimeve dhe nė tė do tė
pėrcaktohen tė gjitha shpenzimet se si dhe ku do tė bėhen kėto
shpenzime.
Tė martėn udhėheqėsit e Kėshillit Ekonomik Fiskal (KEF) janė
pajtuar qė t’i rrisin kufijtė e shpenzimeve buxhetore pėr vitin
2008 nė 850 milionė euro, duke mundėsuar kėshtu rritjen e
pensioneve dhe pagave tė mėsimdhėnėsve pėr vitin e ardhshėm.
Duke komentuar njė gjė tė tillė Shatri tha se ende nuk ėshtė
qartėsuar se me ēfarė metode do tė bėhet rritja e pensioneve dhe
pagave tė mėsimdhėnėsve, a do tė bėhet nė formė lineare apo nė
bazė tė ndonjė kriteri tjetėr.
“E rėndėsishme ėshtė qė njė shumė e mjeteve prej 16 milionė
eurove do tė mund tė ndahet pėr kategorinė e transfereve sociale
dhe Ministria e punės do t’i hartojė kriteret pėr shpėrndarjen e
tyre”, tha Shatri.
Ministri i financave tha se Banka Botėrore ka propozuar qė kėto
mjete tė ndahen nė formė tė seleksionuar dhe sidomos atyre
pensionerėve, tė cilėt si burim tė vetmin tė tė ardhurave e kanė
pensionin.
“Kemi rezervuar, po ashtu 6 milionė euro pėr pagat e
mėsimdhėnėsve nė vit”, tha Shatri, i cili shtoi se kėto mjete do
tė jenė tė kushtėzuara me certifikimin e mėsimdhėnėsve
Sipas vendimit tė fundit tė KEF-it tė hyrat buxhetore pėr vitin
2008 parashikohet tė jenė rreth 760 milionė euro. Me kėtė rast,
shpenzimet buxhetore do tė jenė pėr 90 milionė euro mė tė mėdha
se tė hyrat. Ky deficit buxhetor, tha Shatri, do tė mbulohet nga
rezervat e “cash” (parasė nė disponim) qė i ka qeveria si dhe
nga donatorėt.
Duke folur pėr qėndrueshmėrinė buxhetor tė Kosovės pas
pavarėsimit tė saj Shatri tha se Kosova do tė kėtė njė sistem tė
qėndrueshėm buxhetore, pasi tha se i terė sistemi buxhetor i
vendit ėshtė sistem i mbikėqyrur dhe i kontrolluar.
Shatri tha se ēdo vit ekspertėt e MEF-it i analizojnė mundėsitė
e tė hyrave buxhetore, rrethanat e pėrgjithshme ekonomike. Ai
tha se ata i analizojnė mirė parametrat ekonomik dhe nė bazė tė
kėsaj i projektojnė edhe kufijtė e shpenzimeve. Andaj tha ai
derisa do tė respektohen kėto parime nuk do tė kėtė gjasa qė tė
rrezikohet qėndrueshmėria buxhetore./a.osaj/
|