MINISTRIA E EKONOMISE DHE FINANCAVE
 



 

                                               Komunikatė pėr media

 



Prishtinė,mė : 24 gusht 2007

Ministria e Ekonomisė dhe Financave – Departamenti i Thesarit publikon raportin e pėrkohshėm tė buxhetit pėr tė hyrat dhe shpenzimet pėr gjashtmujorin e parė tė vitit 2007.

Duke u bazuar nė Ligjin pėr menaxhimin e financave publike dhe tė pėrgjegjėsive, ministri i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave ėshtė i obliguar qė tė pėrgatisė raportet tremujore qė mbulojnė vitin fiskal pėr ēdo ēerek tė viti tė pėrfunduar, t’i paraqes e Qeverisė dhe Qeveria t’i shqyrtojė kėto raporte.
Duke u bazuar nė raportin e gjashtėmujorit tė parė pėr vitin fiskal 2007, tė hyrat dhe shpenzimet paraqiten si mė poshtė :

Pranimet ( tė hyrat)

 Tė hyrat e grumbulluara gjatė gjashtėmujorit tė vitit 2007 janė 446.76 milionė euro dhe paraqesin 65.4 % tė planit vjetor qė do tė thotė se kemi njė performancė tė mirė tė grumbullimit tė tė hyrave.

Plani buxhetor Te hyrat Progresi
Gjithsej tė hyrat buxhetore 682.80 446.76 65.4%

Tatimet kufitare-Dogana 437.80 235.93 53.9%
Tatimet vendore-Admin.Tatimore 140.20 80.47 57.4%
Tė hyrat jo tatimore- niveli qendror 40.80 29.57 72.5%
Tė hyrat vetanake-niveli qendror 11.00 12.23 111.2%
Tė hyrat vetanake- komunat 28.00 13.55 48.4%
Zgjerimet e politikave tė tė hyrave 25.00 75.00 0.0%


• Pjesa mė e madhe e tė hyrave buxhetore janė mbledhur nė kufi, kėto tė hyra janė nė shumė prej 235.93 milionė euro apo 53.9% te planit vjetor pėr kėtė kategori.
• Tė hyrat nga Administrata Tatimore janė nė shumė prej 80.47 milionė euro apo 57.4% te planit vjetor pėr kėtė kategori.
• Tė hyrat jo tatimore janė nė shumė prej 29.57 milionė euro qe paraqet 72.5% tė planit buxhetor pėr kėtė kategori, por duhet cekur se nė kuadėr tė kėsaj kategorie bėjnė pjesė edhe tė hyrat nga gjobat tė cilat mblidhen nga komunat, por regjistrohen si tė hyra jo tatimore, pastaj bėhet alokimi pėr komunat.
• Tė hyrat vetanake tė nivelit qendror janė nė shumė prej 12.23 milionė euro apo 111.2% te planit vjetor pėr kėtė kategori.
• Tė hyrat vetanake komunale janė nė shumė prej 13.55 milionė euro dhe paraqesin 48.4% te planit vjetor pėr kėtė kategori tė tė hyrave.
• Zgjerimi i politikave tė tė hyrave apo tė hyrat nga licenca pėr telekomunikacion janė pranuar tė hyra nė shumė prej 75.00 milionė euro.


Pagesat (shpenzimet)

 Ndarjet buxhetore janė nė shumen 746.57 milionė euro dhe nga kjo ndarje gjatė periudhės gjashtėmujore janė shpenzuar 276.57 milionė euro, qė paraqet 37.0 % tė ndarjeve tė tėrėsishme vjetore, qė ėshtė nėn nivel tė planit buxhetor, kurse nė krahasim me periudhėn e njejtė tė vitit 2006 janė mė te larta pėr 9.9 %.

Emertimi Buxheti-SIMFK Realizimi janar-qershor 2006 Realizimi janar-qershor 2007 Progresi ndaj buxhetit % Progresi ndaj realizimit 2006 %
Tė dlat 746.57 251.68 276.57 37.0 9.9
Pagat dhe mėditjet 209.61 99.01 102.28 48.8 3.3
Mallrat dhe shėrbimet 141.37 51.41 49.03 34.7 -4.6
Sėrbimet komunale 18.64 8.30 8.99 48.2 8.3
Sub.dhe transferet 155.63 69.53 77.93 50.1 12.1
Rezervat 7.66 - - - -
Shpenzime kapitale 213.66 23.43 38.34 17.9 63.6


 Ndarjet buxhetore pėr kategorin ekonomike tė pagave dhe meditjeve janė 209.61 milionė euro e qė nė periudhen gjashtėmujore 2007 janė shpenzuar 102.28 milionė euro apo 48.8% te planifikimit vjetor pėr kėtė kategori dhe nese e krahasojmė me periudhėn e njėjtė tė vitit 2006 kėtė vit janė mė tė larta pėr 3.3%.
 Pėr kategorin e mallėrave dhe shėrbimeve janė ndarė 141.37 milionė euro e qė janė shpenzuar 49.03 milionė euro apo 34.7% tė ndarjeve tė pėrgjithshme vjetore pėr kėtė kategori ekonomike, po ashtu janė mė tė ulėta se periudha e njėjtė e vitit 2006 pėr 4.6%.
 Pėr shpenzimet komunale janė ndarė 18.64 milionė euro dhe nė periudhen gjashtėmujore janė shpenzuar 8.99 milionė euro apo 48.2% te planit vjetor pėr kėtė kategori, ndėrsa kėto shpenzime janė mė tė larta pėr 8.3% se nė periudhėn tė njėjtė e vitit 2006, e cila nėnkupton se ėshtė pėrmirėsuar shlyerja e obligimeve pėr shėrbimet komunale.
 Ndarjet buxhetore pėr kategorin e subvencioneve dhe transfereve janė 155.63 milionė euro, nga kjo shumė nė periudhen gjashtėmujore janė shpenzuar 77.93 milionė euro apo 50.1% e planit vjetor, krahasuar me vitin 2006 janė mė tė larta pėr 12.1% kėtė vit.
 Pėr shpenzimet kapitale kėtė vit janė ndarė 213.66 milionė euro dhe gjatė kėsaj periudhe janė shpenzuar 38.34 milionė euro apo 17.9% tė planit vjetor qė ėshtė mė e ulėt se mesatarja e planifikimit pėr kėtė periudhė, por nėse e krahasojmė me periudhėn e njėjtė tė vitit 2006 nė kėtė vit kėto shpenzime janė mė tė larta pėr 63.6%.


I bashkangjitur ėshtė raporti pėr gjashtmujorin e parė tė vitit 2007 nė tė tri gjuhėt.

Raporti i pėrkohshėm i gjashtėmujorit 2007

Zyra pėr Informim
Ministria pėr Ekonomi dhe Financa





 

Harta e Faqės | Na Kontakto
 
Webmaster                                                              All Rights Reserved. Ministry of Finance and Economy of Kosova