MINISTRIA E EKONOMISE DHE FINANCAVE
 
 

Ministria pёr Ekonomi dhe Financa

                                                       

                             

                                    Komunikatė pėr Media

 

Vizita e departamentit tė Thesarit nė Slloveni

 

Integrimi i parave dhe menaxhimi i borxheve

 

Prej datės 29 janar deri 02 shkurt 2007 njė delegacion nga Ministria e Ekonomisė dhe Financave - Departamenti i Thesarit nė Kosovė,  i pėrbėrė nga 7  anėtar dhe  tė kryesuar nga drejtori i dep. Thesarit z. Lulzim Ismajli , e vizituan Departamentin e Thesarit nė Slloveni, si dhe morėn pjesė nė njė trajnim tre ditor nė Qendrėn e Financave tė Shkėlqyera (CEF) me temė: “ Integrimi i parave dhe menaxhimi i borxheve”, financuar nga USAID-i.

Trajnimi: “ Integrimi i parave dhe menaxhimi i borxheve” kryesisht ėshtė fokusuar nė:

·        Pėrcaktimin e strukturės moderne pėr menaxhimin e tė hollave dhe borxhit,

·        Pėrmirėsimin e planifikimit tė kapacitetit pėr tė hollat rrjedhėse,

·        Integrimin e nevojave pėr menaxhimin e tė hollave me anė tė implementimit tė marrjes sė vendimeve rreth menaxhimit strategjik tė borxhit,

·        Tė ju mundėsohet menaxherėve financiar tė Qeverisė qė t’i pėrmbushin  obligimet tė cilat i kanė, ose thėnė ndryshe tė planifikojnė fondin dhe shpenzimet e tyre pėr njė periudhė mė afatgjatė, 

·        Tė pėrmirėsohet efikasiteti nė menaxhimin e bilancit tė tė hollave likuide, 

·        Tė krijohen instrumente afat-shkurtra pėr qėllim tė menaxhimit tė tė hollave dhe tė ndihmohet nė zhvillimin e sigurt tė tregut vendor tė letrave me vlerė,

·        Roli dhe ndihma e sistemit tė IT-sė nė integrimin e tė hollave dhe menaxhimin e borxhit.

Gjatė vizitės nė Departamentin e Thesarit tė Sllovenisė, ata u pritėn nga z. Andrej Matija Klemenēiē, znj. Martina Shushtar, znj. Lidija Peēenik, z.Boshtjan Pleshec dhe znj. Natasha Jurkoviē.  Gjatė kėsaj vizite, ekipi i Thesarit pati mundėsinė tė shoh mėnyrat dhe sistemet e tyre tė punės, nė fushėn e menaxhimit tė parasė sė gatshme dhe menaxhimit tė borxheve.

Vizita e ekipit tė Thesarit nė Slloveni pėrfundoi me shprehje tė kėnaqėsisė nga tė dyja palėt pėr shkėmbim pėrvojash dhe u vendos qė edhe nė tė ardhmen tė vazhdohet bashkėpunimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Harta e Faqės | Na Kontakto
 
Webmaster                                                              All Rights Reserved. Ministry of Finance and Economy of Kosova