MINISTRIA E EKONOMISE DHE FINANCAVE
 
 

Ministria pёr Ekonomi dhe Financa

                                                       

                                     Prezantimi i raportit tremujor fiskal                   

 Drejtues tė Departamentit tė Thesarit nė Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave (MEF) nė njė konferencė pėr media theksuan se kontribut qenėsor nė krijimin e suficitit (tepricės sė mjeteve) prej 114 milion` euro gjatė periudhės janar- mars tė kėtij viti, kanė dhėnė tė hyrat nė shumė prej 75 milionė euro , nga shitja e licencės pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile nė vend. Gjatė prezantimit tė tremujorit tė parė tė vitit 2007 , sipas tyre, suficiti buxhetor i krijuar gjatė kėtij tremujori ka arritur shumėn e 114. 13 milionė euro.

Drejtori i kėtij departamenti Lulzim Ismajli tha se tė hyrat e realizuara gjatė kėsaj periudhe kohore, nė buxhetin e Kosovės, arrijnė shumėn e 249.48 milionė euro, qė paraqesin 36.5 pėr qind tė planit vjetor. "Nėse kėtė nivel tė tė hyrave e krahasojmė me tė njėjtėn periudhė kohore tė vitit tė kaluar , del se tė hyrat e kėtij tremujori , janė pėr 85.8 pėr qind mė tė larta. Nė kėtė pėrqindje tė lartė tė ndryshimit tė tė hyrave ndikim tė theksuar kanė pasur tė hyrat nga shitja e licencės pėr telefoninė mobile, " theksoi ai.

Ndėrsa sa u pėrket shpenzimeve qė janė bėrė nga agjencitė buxhetore brenda kėsaj periudhe kohore, z. Ismajli tha se shpenzimet e realizuara gjatė kėtij tremujori arrijnė shumėn e 135.3 milionė euro, qė sipas tij paraqesin 18.3 pėr qind tė ndarjeve tė tėrėsishme  buxhetore.

Sipas tij, ndonėse shpenzimet e kėsaj periudhe kohore, krahasuar me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar janė me tė larta pėr 30.2 pėr qind, ato pėrsėri janė nėn nivelin e shpenzimeve qė janė paraparė pėr kėtė periudhė. Ai theksoi se organizatat buxhetore , gjatė kėsaj periudhe kohore, i kanė rritur shpenzimet kapitale pėr 122.3 pėr qind , krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Ndėrkaq, zėvendėsdrejtori i Administratės Tatimore tė Kosovės(ATK) Sakip Imeri tha se kjo administratė , brenda kėtij tremujori ka arritur qė tė grumbullojė tė hyra nė shumė prej 35.7 milionė euro. Sipas tij, tė hyrat mė tė larta kanė ardhur nga vjelja e tatimit nė vlerėn e shtuar(TVSH) qė sipas tij arrijnė shumėn e 10.3 milionė euro. Bujar Shatri nga Shėrbimi Doganor i Kosovės (SHDK) bėri tė ditur se ky shėrbim gjatė kėtij tremujori ka arritur qė nė arkėn e buxhetit tė Kosovės tė grumbullojė 108.6 milionė euro.

Raporti i pėrkohshėm i buxhetit tremujori  2007

 

Harta e Faqės | Na Kontakto
 
Webmaster                                                              All Rights Reserved. Ministry of Finance and Economy of Kosova