MINISTRIA E EKONOMISE DHE FINANCAVE
 
 

Ministria pёr Ekonomi dhe Financa

                                                       

                                                  

                                               

                                               Komunikatė pėr Media

 

MINISTRI SHALA U TAKUA ME SHEFIN E ZYRĖS TURKE MUSTAFA SARNIĒ

 

 Prishtinė – 05 mars 2008

Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala, priti sot nė njė takim shefin e zyrės turke nė Kosovė, z. Mustafa Sarniē.

Fillimisht, ministri Shala falėnderoi pėrzemėrsisht Turqinė pėr njohjen e shpejt tė pavarėsisė sė Kosovės dhe pėr ndihmėn dhe pėrkrahjen qė i ka dhėnė ky vend popullit tė Kosovės nė vazhdimėsi. Ai theksoi qė qytetarėt turq me prejardhje nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare do tė jenė urė e fortė lidhėse e bashkėpunimit midis dy vendeve.

Mė tutje, ministri Shala tha se bashkėpunimi intensiv ekonomik dhe tregtar midis Turqisė dhe Kosovės duhet tė intensifikohet edhe mė tutje. Ai tha qė Kosova mirėpret investitorėt turq, duke i inkurajuar ata qė t’i shtojnė edhe mė shumė investimet e tyre nė Kosovė nė tė gjitha fushat.

“Nė kėtė fazė nėpėr tė cilėn po kalon Kosova, zhvillimi ekonomik ėshtė prioriteti kryesor i Qeverisė sė Kosovės. Nė kėtė kuadėr, unė ju lus qė t’i inkurajoni bizneset turke qė tė vijnė dhe tė investojnė  nė Kosovė nė fushat ku ka interes dypalėsh”, tha Shala.

Shala gjithashtu shtoi qė institucionet e Kosovės dhe tė Turqisė duhet t’i formalizojnė sa mė parė nismat pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve pėr bashkėpunim ekonomik dhe pėr heqjen e tatimeve tė dyfishta, duke krijuar kėshtu njė ambient mė tė pėrshtatshėm tė bashkėpunimit midis bizneseve Kosovare dhe atyre turke.

Nga ana tij, shefi i zyrės turke, z. Mustafa Sarniē, falėnderoi ministrin Shala pėr pritje, duke theksuar qė pas pavarėsisė sė Kosovės prioritet i Turqisė do tė jetė bashkėpunimi i ngushtė ekonomik me Kosovėn. Duke pėrmendur angazhimet e deritashme tė bizneseve turke nė Kosovė, ai theksoi se qeveria turke edhe nė tė ardhmen to tė bėjė pėrpjekje pėr t’i inkurajuar bizneset turke qė tė investojnė nė  Kosovė.

Edhe z. Sarniē u dakordua qė nėnshkrimi i marrėveshjeve pėr lehtėsira tregtare midis dy vendeve do tė ishte nė dobi tė zhvillimit tė bashkėpunimit nė tė gjitha fushat.

 

 

 

 

 

 

Harta e Faqės | Na Kontakto
 
Webmaster                                                              All Rights Reserved. Ministry of Finance and Economy of Kosova