BIOGRAFIA E MINISTRIT
 

 

                                                    

 

 

 

 

 

            Ahmet Shala

      Ministėr nė Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave 

 

Ahmet Shala ėshtė emėruar Ministėr pėr Ekonomi e Financa mė 9 janar 2008. Nė kapacitetin e tij si Ministėr ai ėshtė pėrgjegjės pėr buxhetin, thesarin dhe mbledhjen e tė hyrave, si dhe pėr politikat ekonomike e fiskale nė Kosovė.

Para se tė bėhej Ministėr i Financave, Shala ka qenė Zėvendės Menaxher nė Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit, pėrgjegjės pėr procesin e privatizimit nė Kosovė. Ka qenė pėrgjegjės pėr drejtimin e divizionit pėr menaxhim dhe privatizim tė rreth 500 ndėrmarrjeve nė pronėsi shoqėrore tė Kosovės. Nė periudhėn 2000 deri mė 2002, Shala ka qenė zėvendės drejtues i Departamentit pėr Tregti e Industri, i ngarkuar me drejtimin e zhvillimit tė strategjisė, politikave e procedurave pėr komercializim dhe transformim tė Ndėrmarrjeve nė pronėsi shoqėrore dhe pėr zhvillim tė sektorit privat. Njė kohė ka qenė gjithashtu Kėshilltar i politikave pėr zhvillimin ekonomik nė kuadėr tė Shtyllės IV (Misioni i Bashkimit Evropian nė Kosovė).

Gjatė viteve 1990-tė ka punuar nė biznesin privat nė fushėn e edukimit dhe ėshtė themelues i “The Cambridge School”, qė ėshtė njė nga institucionet prijėse pėr mėsim tė gjuhės angleze (ELT). Shala ka drejtuar gjithashtu biznese private, komerciale dhe prodhuese. Nė fillim tė karrierės sė tij ka punuar nė Kompaninė minerare Trepēa nė Departamentin e tregtisė tė jashtme.

Ahmet Shala ka gjithashtu njė karrierė tė shquar universitare. Vazhdon tė jetė profesor i marketingut, modelimit dhe statistikės nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Prishtinės. Shala ka qenė gjithashtu ligjėrues pėr matematikė, statistikė dhe modelim ekonomik.

Ahmet Shala ka ndjekur studimet e doktoratės pėr ndėrmarrėsi dhe menaxhim tė biznesit tė vogėl nė Universitetin Vaxjo (Suedi) dhe nė Universitat Autonoma de Barcelona (Spanjė). Ka marrė gradėn Master nė Administrimin e Biznesit (MBA) nga Universiteti i Prishtinės mė 1988 dhe Bachelor (BA) nė Ekonomi dhe Administrim Biznesi nė Universitetin e Prishtinės mė 1985. Mė 1995, ka prezantuar tezėn e doktoratės nė Alternativat strategjike, tė titulluar “Zhvillimi integral ekonomik i viseve shqiptare dhe integrimi nė Evropė – Qasje kuantitative”, qė ėshtė aprovuar nga Fakulteti i Ekonomisė sė Universitetit tė Prishtinės. 

Ai dhe gruaja e tij Hatixhe kanė katėr fėmijė: Xhulieta, Kushtrim, Arbenita dhe Arbėr.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Harta e Faqės | Na Kontakto
Webmaster                                                              All Rights Reserved. Ministry of Finance and Economy of Kosova